Dybala ‘shënjestrohet’ nga klubet evropiane

  • A.P /
  • 23 February 2022 - 15:25
Dybala ‘shënjestrohet’ nga klubet evropiane

Mediat italiane raportojnë se Dybala planifikon të largohet nga Torino në verë dhe përfaqësuesit e kanë ofruar te disa klube evropiane.

PSG dhe Inter tashmë janë njohur me kërkesat e lojtarit, sidoqoftë dëshira thuhet se është të luajë në kampionatin anglez.

Mirëpo, klubet angleze nuk janë bindur ende që Dybala do largohet në verë, prandaj janë duke pritur edhe disa muaj para se të nisin negociatat.

Ndërkohë, edhe Barcelona ka shfaqur interes për sulmuesin dhe me largimin e mundshëm të Ousmane Dembele, Barca do lironte një vend për argjentinasin te Barcelona.

Lojtari është i vetëdijshëm se Barcelona ka pasur interes për të edhe më parë, por ai nuk ishte opsioni kryesor atë kohë.

Dybala ka edhe oferta të tjera nga Premierliga, por që dëshira e tij është kalimi në Spanjë.

Juventus dhe Dybala janë akoma larg arritjes së marrëveshjes për rinovimin dhe gjithçka mbetet e hapur.

(Kosova Sot Online)