
Liverpooli e ka një rast ideal sonte

“Reds” do ta presin sonte Leedsin dhe fitorja do t’i afronte ata me kreun e tabelës në vetëm tri pikë
Liverpooli e ka sonte një rast ideal për t’ju afruar kreut të tabelës.
“Reds” aktualisht i kanë gjashtë pikë më pak se Manchester City, por e kanë edhe një ndeshje më pak të zhvilluar sesa lideri i Premierligës.
Prandaj, Të Kuqtë e kanë një mundësi të artë që me një fitore eventuale t’i afrohen kampionit aktual në vetëm tri pikë
E për ta arritur këtë, trupa e Jurgen Kloppit duhet ta mposht Leedsin në shtëpi.
Skuadra nga “Anfield Road” nuk guxon të gabojë më, nëse dëshiron ta ndjek titullin e kampionit.
Nga ana tjetër, Leedsi di të jetë ekip i papërshtatshëm.
Andaj, edhe sonte kjo skuadër do të kërkojë pikë në Liverpool, edhe pse do ta ketë mjaft të vështirë ta arrijë këtë.
Kjo ndeshje do të fillojë në orën 20:45.
Paraprakisht, Tottenhami do ta vizitojë Burnleyn sonte.
(Kosova Sot Online)