
“Wilshere 100 për qind do të kthehet në Arsenal”

Ish mesfushori i Arsenalit ka mbetur pa skuadër, edhe pse është thënë se do të luajë në Danimarkë kohëve të fundit
Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta beson që Jack Wilshere do të kthehet 100 për qind në Arsenal një ditë, pasi që ai ka kapacitet të mirë për të qenë trajner.
“Mendoj se të gjithë në këtë klub do të dëshironte që t’i hapte dyert për të dhe të përpiqej që të gjente një rol ku ai do të punonte për të gjithë”, tha trajneri spanjoll gjatë konferencës së tij për shtyp.
“Mendoj se kjo do të ndodh natyrshëm në të ardhmen”.
Kujtojmë se Wilshere kishte luajtur për 10 sezone në Arsenal para se të luante për West Ham United dhe AFC Bournmouth vetive të fundit.
Aarhus Gymnastikforening është skuadra daneze që ai do të luajë në vitet e fundit të karrierës së tij.
(Kosova Sot Online)