Norwichi e komplimenton Rashicën: Po luan çdo ditë e më mirë

  • S.A /
  • 24 February 2022 - 12:17
Norwichi e komplimenton Rashicën: Po luan çdo ditë e më mirë

Milot Rashica po bën paraqitje pozitive në fanellën e Norwich Cityt. Futbollisti kosovar së fundmi e gjeti edhe golin e parë në fanellën e klubit anglez pasi realizoi ndaj Liverpoolit. Ish-futbollisti i Werder Bremenit është angazhuar maksimalisht dhe disa herë është zgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes tek skuadra e tij, të cilët fatkeqësisht nuk po i ecin punët fort mirë në Premierligë.

 E tash, Norwichi përmes një postimi në rrjetet sociale e ka komplimentuar futbollistin kosovar, të cilin e transferoi verën e kaluar.“Me qëndrueshmëri dhe vazhdimësi vjen besimi. Paraqitjet e Milotit sa po vijnë e po bëhen gjithnjë e më të mira”, ka shkruar klubi i Premierligës.

(Kosova Sot Online )