
Vettel e bojkoton garën e Formula 1 në Rusi

Pas sulmit ndaj Ukrainës, Rusia mund të përballet me pasoja fatale.
Ekonomia e këtij vendi është në rrezik, ndërsa edhe sporti ka nisur ta godasë këtë shtet.
UEFA paralajmëron se do t’ia heq organizimin e finales së Ligës së Kampionëve Rusisë, respektivisht qytetit St. Petersburg.
E tash, kundër luftës është shprehur edhe ngasësi i Formula 1, Sebastian Vettel.
Madje, piloti gjerman insiston se nuk do të marrë pjesë në garën “Russian Grand Prix” këtë sezon, njoftojnë mediat e huaja.
Edhe pilotë të tjerë të këtij sporti me plot adrenalinë mund ta ndjekin rrugën e katër herë kampionit të botës në Formula 1.
Madje, nëse nuk ndalet lufta, ka mundësi që të anulohet krejt gara e paraparë të mbahet në Rusi.
(Kosova Sot Online)