“Do të befasohesha nëse nuk largohen lojtarët e huaj nga Rusia”

  • S.A /
  • 02 March 2022 - 14:50
“Do të befasohesha nëse nuk largohen lojtarët e huaj nga Rusia”

Menaxheri rus i futbollit, Dmitry Selyuk është i bindur që futbollistët e huaj do të largohen nga Rusia në një të ardhme të afërt. Ky shtet e nisi ofanzivën ushtarake ndaj fqinjit Ukraina javën e kaluar dhe po mundohet ta pushtojë këtë vend.Kjo ka bërë që klubet ruse në shumicën prej sporteve të suspendohen përkohësisht, njëkohësisht edhe Kombëtarja e këtij vendi.

Dhe, në një intervistë dhënë mediumit rus “Sovsport.ru”, ai ka folur për sanksionet e UEFA-s e FIFA-s ndaj skuadrave dhe Kombëtares ruse. “Sa u përket futbollistëve të huaj, mendoj se do të largohen nga Rusia, do të befasohesha nëse ndodh e kundërta. Flas posaçërisht për futbollistët evropianë, sidomos polakët, të cilët po përballen me presion të madh. Krychowiak dyshoj se mund ta fitojë një kontratë më të mirë se që e ka për momentin. Kurse, nëse Rybus do të vendoste të shkojë, do të ishte vetëm më mirë për Lokomotivën e Moskës. Në përgjithësi besoj se çdokush vendos në mënyrë individuale”, deklaroi menaxheri rus. E gjithë bota e sportit i ka dalë në mbështetje Ukrainës, e cila u sulmua në mënyrë agresive nga Rusia. Nga ana tjetër, institucionet më të larta të sportit ndërkombëtar po e dënojnë Rusinë, të cilën janë duke e përjashtuar thuajse nga të gjitha garat e mundshme. 

(Kosova Sot Online )