Shkuarja e vullnetarëve Kosovar për të luftuar në Ukrainë një gabim që nuk duhet ta lejon Qeveria e Kosovës

Shkuarja e vullnetarëve Kosovar për të luftuar në Ukrainë një gabim që nuk duhet ta lejon Qeveria e Kosovës
Shkuarja e vullnetarëve Kosovar për të luftuar në Ukrainë një gabim që nuk duhet ta lejon Qeveria e Kosovës

Dr. Hysni Aliu

  • 02 March 2022 - 13:08

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Mbrëmë lexova një informate në media ku  behej me dije që Kosova do të shqyrton mundësinë që  të hiqet kufizimi për mos pjesëmarrjen e Kosovarëve në luftërat e huaja, me arsyetimin se amerikanët dhe britanikët janë tashmë në Ukraine duke luftuar. Personalisht e konsideroj këtë si një gabim të madh në vendimmarrje, dhe lus qeverinë e Kosovës që të bënë edhe një analize më të gjerë të gjitha rrethanave që ndërlidhen me Kosovë, me kulturën tonë, orientimin fetar( mundësia që të njollosemi si terrorist islamik), ndjeshmërinë që kemi si popull, nivelin arsimor dhe të qenurit relativisht lehtë të manipulueshëm.

Kosova nuk guxon ta ndryshoj ligjin për këtë çështje, sepse kjo do të na kushton shtrenjtë në të ardhmen.  Si popull me besim shumice myslimane, duhet ta dimë që jemi shumë lehtë të atakueshem, nga tendencat e Serbisë e Rusisë për ti kategorizuar shqiptarët në grupin e terroristeve mysliman, kjo ka qenë dhe është arma më e fortë e Serbisë kundër nesh, andaj ne nuk guxojmë që të krijojmë tradita të tilla lufte. Ne nuk mundemi të krahasohemi me specialcat Amerikan apo Anglez, sepse ata janë profesionist lufte, dhe din si shkojnë dhe si kthehen pa u infiltrua në gjëra që nuk duhet të infiltrohen, ndërsa qytetarëve të zakonshëm shqiptar ju mungon profesionalizmi për luftë,  andaj shkuarja e tyre atje mundë të keqpërdoret. 

Në vend që të dërgon njerëz në luftë, Kosova duhet të hap dyert për njerëzit nga  Ukraina, duhet të përgatitet për të pranuar refugjat, duhet të ndaj nga buxheti i vet një shumë të caktuar për ta përkrahur luftën mbrojtëse të Ukrainës, dhe si shtet duhet të ndihmon me çdo gjë që NATO-ja  kërkon nga Kosova. Marrja e 20 gazetarëve Ukrainas, ka qenë një vendim i shkëlqyeshëm  dhe vendime të tilla që ju lehtësojnë dhimbjet e civileve duhet të merren edhe në të ardhmen. 

Kosova duhet ta din që e ka pothuajse 30% e territorit të vetë të  pushtuar nga Serbia, dhe në këtë aspekt kemi nevojë për çdo të ri që ta mbron atdheun e vetë. Ne jemi në një luftë të heshtur me Serbinë qe 21 vite.  Kosova mundet të  bënë përjashtime dhe të respekton vendimet individuale nëse veç dikush mendon të shkon atje për tu bashkangjitur në luftë, për shkak se kemi të bëjmë me një situatë të paparë më herët,  por jo të ndryshon legjislacionet në fuqi. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".