Vendimi i Haaland varet nga Topi i Artë

  • E /
  • 04 March 2022 - 14:12
Vendimi i Haaland varet nga Topi i Artë

Erling Haaland është në pozicionin komod për të qenë në gjendje të zgjedhë lëvizjen e tij të ardhshme. 

Ylli i Borussia Dortmundit kërkohet nga Manchester City, Real Madrid dhe pothuajse të gjithë të tjerët për momentin, me Barcelonën e treta në garën për nënshkrimin e tij këtë verë që vjen.

Katalanasit do të bëjnë gjithçka që munden për ta bindur 21-vjeçarin që të vijë në Camp Nou dhe ata janë të interesuar të shmangin arritjen e Haaland dhe Kylian Mbappe në Real Madrid.

Haaland dëshiron të jetë pjesë e historisë së futbollit dhe ai beson se lëvizja e tij e radhës duhet të jetë në një klub që do ta lejojë atë të konkurrojë siç duhet për Topin e Artë. 

Është bërë një obsesion i tij dhe këtë ia ka bërë të qartë Mino Raiola , agjentit të tij.

(Kosova Sot Online)