Video emocionuese, Klitschko i viziton fëmijët që e kanë bërë shtëpi stacionin e metros

  • S.A /
  • 04 March 2022 - 12:48
Video emocionuese, Klitschko i viziton fëmijët që e kanë bërë shtëpi stacionin e metros

Ukraina po vazhdon të përballet me sulmin e ashpër të Rusisë, i cili ka hyrë në javën e dytë.

Shumë familje janë larguar nga Ukraina, e të tjera po strehohen në bunkerë, në bodrume apo edhe në vendet më të pazakonta, si për shembull në stacion metrosh.

E këtu po qëndrojnë mijëra fëmijë me familjet e tyre, për t’ju ikur dhe për t’i evituar sadopak bombave dhe raketave të agresionit rus.Këta fëmijë i ka vizituar sot ish-kampioni i botës në boksin profesionist, Wladimir Klitschko.

Ai e ka postuar një video në Instagram, ku shihen fëmijët e gëzuar që e panë atë, ndërkohë që e bënë edhe një fotografi së bashku.

Kishte prej tyre që u rrodhën lotët kur e panë Klitshckon, por edhe për situatën e rëndë nëpër të cilën po kalojnë.

“I vizitova njerëzit e strehuar në njërin nga stacionet e metrosë së Kievit”, ka shkruar Klitschko.

Ai iu dha premtime se do të mundohet me ushtarët tjerë ukrainas që t’i mbrojë ata nga okupatori.

Klitschko gjithashtu mbrëmë, përmes një postimi ka kërkuar ndihmë nga bashkësia ndërkombëtare pasi ushtria ruse po e sulmon termocentralin bërthamor ukrainas, me ç’rast mund të shkaktohet një tragjedi e madhe në botë.

(Kosova Sot Online )