Manchester United shihet si favorit për transferimin e Dembeles

  • S.A /
  • 05 March 2022 - 13:28
Manchester United shihet si favorit për transferimin e Dembeles

Manchester United raportohet se është klubi favorit për të nënshkruar me Ousmane Dembelen, i cili pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Chelsea dhe Juventusi janë tërhequr nga gara për transferimin e reprezentuesit francez.Manchester United shihet si favorit për transferimin e Dembeles.

Manchester United raportohet se është klubi favorit për të nënshkruar me Ousmane Dembelen, i cili pritet të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas gazetës spanjolle “Sport”, Chelsea dhe Juventusi janë tërhequr nga gara për transferimin e reprezentuesit francez.

Kësisoj, Manchester United tani vlerësohet si klubi favorit për të siguruar shërbimet e anëtarit të Barcelonës.

Dembele u transferua në “Camp Nou” nga Borussia Dortmundi në vitin 2017 për 140 milionë euro. Por, ai nuk arriti që të dëshmohet asnjëherë te katalunasit.

Pas lëndimeve të shumta dhe paraqitjeve të dobëta, Barça tani mund të kërkojë të fitojë para nga shitja e 24-vjeçarit.

Dembele ka startuar vetëm në pesë ndeshje në ligë këtë sezon. Edhe kur nuk ka lëndime, Xavi nuk e sheh atë si lojtar titullar dhe largimi i tij pritet të realizohet gjatë verës.

(Kosova Sot Online )