Pogba mund të rikthehet në Juventus

  • S.A /
  • 09 March 2022 - 10:53
Pogba mund të rikthehet në Juventus

Paul Pogba po e mendon seriozisht rikthimin në Juventus. Mesfushori francez e kishte arritur kulmin e karrierës kur luante në Torino. Mirëpo, kampioni i botës me Francën kishte vendosur të rikthehej në Manchester United. Megjithatë, në “Old Trafford” ai nuk arriti asnjëherë të linte gjurmë sa pritej. E tash, mesfushorit kualitativ do t’i skadojë kontrata gjatë verës që vjen dhe nuk është i interesuar për të vazhduar eksperiencën në “Teatrin e Ëndrrave”. E sipas mediave italiane, Pogba mund të rikthehet në Juventus. Negociatat që e shohin 28 vjeçarin në Torino tashmë kanë nisur dhe po shkojnë me hapa të sigurt.

Pra, ai mund të përfundojë në “Allianz Stadium” si lojtar i lirë.Megjithatë, qe një kohë flitet edhe për një transferim të tij të mundshëm në Real Madrid.Gjithashtu, nga viti i kaluar në garë për Pogban është futur edhe Paris Saint-Germaini.Ndërkohë, ai nuk e ka përjashtuar mundësinë që të vazhdojë të luajë në Premierligë, por në një klub tjetër anglez. 

(Kosova Sot Online )