Çka thoshte Abramovich për Putinin, në kohën kur e kishte blerë Chelsean

  • S.A /
  • 11 March 2022 - 12:15
Çka thoshte Abramovich për Putinin, në kohën kur e kishte blerë Chelsean

Roman Abramovich kishte folur për lidhjen e tij me Vladimir Putinin në intervistën e parë kur e bleu Chelsean në vitin 2003. Rusi është sanksionuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, teksa iu kanë ngrirë asetet, ndërsa Chelseat i është dhënë një leje speciale që u lejon të garojë në ndeshje.Abramovic është i lidhur me një person që është/ka qenë i përfshirë në destabilizimin e Ukrainës dhe minimin/kërcënimin e integritetit territorial, sovranitetit dhe pavarësisë së Ukrainës, përkatësisht Vladimir Putin, me të cilin (ai) ka pasur marrëdhënie të ngushta për dekada”, thuhet në deklaratën e qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar kur u bënë publike sanksionet.

Abramovich vazhdoi të mohonte lidhjet e tij me Putinin dhe qëndrimi i tij ishte i njëjtë 19 vjet më parë kur kishte deklaruar se nuk kishte asnjë marrëdhënie të veçantë me preseidentin e vendit të tij.

Duke folur për Financial Times në vitin 2003, Abramovich u pyet për marrëdhëniet e tij me Putinin dhe me ish-presidentin e Rusisë, Boris Yeltsin.

“Unë e takova atë vetëm pasi u largua nga presidenca,” tha ai për Yeltsin, ndërsa shpjegoi se ai nuk kishte “asnjë marrëdhënie të veçantë” me Putinin “përveç punës si guvernator [shteti] dhe komitetit qeveritar”.

“Është e këndshme të jesh këtu, ndihesh rehat dhe nuk ndjen se njerëzit po të shikojnë. Jam i sigurt që njerëzit do të fokusohen tek unë për tre ose katër ditë, por do të kalojë. Ata do të harrojnë se kush jam dhe kjo më pëlqen”, kishte thënë ai.

Abramovich bleu Chelsean për një shumë të raportuar në atë kohë rreth 180 milionë euro.

(Kosova Sot Online )