Lukaku e dëshiron me çdo kusht rikthimin tek Interi

  • E.K /
  • 12 March 2022 - 17:38
 Lukaku e dëshiron me çdo kusht rikthimin tek Interi

Romelu Lukaku thuhet se është i shumë i interesuar për t’u rikthyer në Inter në mes të kaosit në Chelsea, duke kuptuar se ai bëri një gabim verën e kaluar.

Vendimi i qeverisë britanike për të vendosur sanksione ndaj pronarit të Bluve, Roman Abramovich kohët e fundit ka shkaktuar trazira në klubin londinez, me shumë lojtarë që tani thuhet se kontaktojnë avokatët për të eksploruar të ardhmen e tyre. Së shpejti do të gjendet një blerës për Chelsean, por ndërkohë nuk mund të ketë asnjë aktivitet në merkato.

Siç raportohet nga Calciomercato, Lukaku është jashtëzakonisht i interesuar për t’u rikthyer në Inter, duke u ndjerë sikur lëvizja e Chelsea ishte një gabim i madh. Përvoja e tij në Londër ka qenë katastrofike nga të gjitha këndvështrimet, nga performancat e deri te marrëdhënia me tifozët dhe mirëkuptimi me shokët e skuadrës.

Sulmuesi belg është gati të ulë pagën e tij për të lehtësuar rikthimin te Nerazzurri dhe ai tashmë ka filluar të bëjë shaka për rikthimin e tij me disa nga ish-shokët e tij të skuadrës. Shumë lojtarë kanë marrë një mesazh nga Lukaku ditët e fundit duke lënë të kuptohet për një rikthim të mundshëm.

Do të ishte një marrëveshje komplekse, por Lukaku është gati të bëjë gjithçka që duhet për t’i kaluar gjërat. Chelsea pagoi 115 milionë euro për Lukakun verën e kaluar.

(Kosova Sot Online)