Reali po e humbet garën për Haalandin

  • S.A /
  • 19 March 2022 - 10:40
Reali po e humbet garën për Haalandin

Real Madridi po vazhdon me idenë e transferimit të sulmuesit, Erling Haaland, por një pjesë e bordit drejtues të klubit beson fuqishëm që Manchester City po e fiton këtë garë.

Real Madridi e ka në plan një afat kalimtar historik. Pasi, ardhja e Mbappes është pothuajse çështje e kryer, i radhës në listë është qendërsulmuesi norvegjez, Erling Haaland.

Sipas Goal, në orët e fundit është rritur pesimizmi në klub në lidhje me transferimin e mundshëm të 20-vjeçarit. Disa prej tyre besojnë se lojtari është më afër Manchester Cityt dhe e shohin si një operacion shumë të vështirë.

Ndërkohë, Haaland nuk e ka marrë ende vendimin dhe po i peshon gjërat nëse është hapi i duhur për të luajtur në ekip të njëjtë me Benzeman dhe Mbappen.

Qëllimi i tij është që të jetë protagonist i projektit dhe nëse përfundon te Real Madridi ai do të duhet ta ndajë atë privilegj bashkë me dyshen franceze. 

(Kosova Sot Online )