Barcelona me besim e pret përgjigjen e Lewandowskit

  • A.P /
  • 06 April 2022 - 16:58
Barcelona me besim e pret përgjigjen e Lewandowskit

Joan Laporta edhe njëherë dëshiron të lërë gjurmë në afatin kalimtar te Barcelona.

Erling Haaland duket se nuk do të vijë në “Camp Nou” dhe kubi katalonas po e pret me besim vendimin nga Robert Lewandowski rreth së ardhmes së tij.

Sulmuesi polak ka qenë në formë senzacionale në dy sezonit e fundit, duke thyer rekordin e Gerd Muller në Bundesliga.

Ndërkohë, kontrata e tij me Bayern Munichun ka edhe një vit të mbetur, kanë filluar spekulimet rreth së ardhmes së tij.

Në një raport të publikuar nga Sport, thuhet se Barcelona ka mbajtur dy takime pozitive me rrethin e Lewandowskit, ndërsa polaku tani është bërë objektivi kryesor për katalonasit në verë. 

(Kosova Sot Online)