
Lexoni edhe:
Real Madridi “ultimatum” Nachos, i thotë të vendosë para përfundimit të muajit
Atletja spanjolle, Laura Garcia-Caro përjetoi surprizën më të pakëndshme të karrierës së saj, pasi festoi medaljen e “fituar” evropiane para vijës së finishit, por përfundoi në vendin e katërt dhe pa podium.Në fillim të Kampionatit Evropian të Atletikës, i cili mbahet në Romë, pamë disa gara shumë emocionuese dhe gara dramatike, dhe veçanërisht interesant ishte gara e ecjes së shpejtë prej 20 kilometrash, transmeton "Kosova Sot Online".
Pas gati 90 minutash garash nëpër rrugët e Romës, Laura Garcia-Caro hyri në fundin e garës duke u ndjerë si fituese e medaljes. Spanjollja festoi me entuziazëm medaljen e ‘parakohshme’, por gaboi keq.
Real Madridi “ultimatum” Nachos, i thotë të vendosë para përfundimit të muajitLexoni edhe:
Garcia-Caro nuk e pa që pas saj ishte ukrainasja Lyudmila Oljanovska, e cila arriti të kapërcejë atleten spanjolle dhe të fitojë medaljen e bronztë.
Më interesant është reagimi i spanjolles, shprehja e fytyrës të së cilës ndryshoi nga gëzimi i madh në habi në vetëm pak sekonda. Të gjitha i kapën kamerat dhe videoja u bë menjëherë virale në qarqet sportive të internetit.
Garcia-Caro nuk kishte më forcë të kthehej dhe kaloi vijën e finishit e katërta, pa fituar asnjë medalje. Ari dhe argjendi mbetën në Itali me Antonella Palmisano dhe Valentina Trapletti që zunë dy vendet e para.
Disaster! 😱
— European Athletics (@EuroAthletics) June 7, 2024
Rule number one: don't celebrate too early! 😬#Roma2024 #IgniteTheFire pic.twitter.com/neqiuXoEz3
(Kosova Sot Online )