Zbulohen dy klubet favorite për transferimin e Bale

  • S.A /
  • 16 April 2022 - 11:19
Zbulohen dy klubet favorite për transferimin e Bale

Gareth Bale pritet të rikthehet sërish në futbollin anglez. Reprezentuesi i Uellsit pritet të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës. Sipas mediave britanike, Tottenham Hotspur dhe Cardiff City janë klubet favorite për të nënshkruar me Balen.

32-vjeçari nga “Santiago Bernabeu” do të largohet si lojtar i lirë, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

Arsenali e Newcastle United thuhet se janë klubet tjera që kanë shprehur interesim për Gareth Balen. 

(Kosova Sot Online )