Dy super derbi në Superligë sot

  • A.P /
  • 17 April 2022 - 09:20
Dy super derbi në Superligë sot

Java e 29-të në Superligën e Kosovës do të vazhdojë sot me dy përballje tejet interesante.

Me fillim nga ora 13:30, lideri aktual i Superligës, Ballkani do ta presë kampionen në fuqi, Prishtinën.

Aktualisht, Ballkani është në pozitën e parë, pesë pikë para Gjilanit, por me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Në anën tjetër, Prishtina është në pozitën e pestë me 38 pikë, gjashtë më pak se Llapi që mban vendin e katërt në tabelë.

Ndeshja tjetër për sot nis gjysmë ore më vonë, 14:00 dhe përballë do të jenë Llapi dhe Drita në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Drita kërkon fitore, teksa gjendet në vendin e tretë me 52 pikë, tri më pak se Gjilani dhe tetë më pak se Ballkani.

Në anën tjetër, Llapi gjendet në vendin e katërt me 44 pikë dhe me një fitore eventuale sot, do t’i afrohej Dritës në pesë pikë.

Kujtojmë se ekipet në tri vendet e para dhe fituesi i Kupës do të garojnë në garat evropiane.

(Kosova Sot Online)