
Llapi mposht Dritën dhe rrit gjasat për top-3she

Llapi ka shënuar fitore të madhe në shtëpi duke e mposhtur Dritën me rezultat minimal 1:0.
Ndeshja e zhvilluar në “Zahir Pajaziti” u mbyll me fitoren e llapjanëve, që e mposhtën ekipin me të cilin do të përballen edhe në finalen e Kupës së Kosovës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua herët në minutën e 11-të ku goditjen e Amadur e devijoi Prince Balde duke shënuar autogol
Me këtë fitore, Llapi tani ngjitet në kuotën e 47 pikëve në vendin e katërt në tabelë.
(Kosova Sot Online)