Juventusi i vendosur për rikthimin e Pogbas

  • A.P /
  • 18 April 2022 - 17:20
Juventusi i vendosur për rikthimin e Pogbas

Juventusi është seriozisht i intersuar për të rikthyer Paul Pogban në skuadër.

Mesfushori francez pritet të largohet si lojtar i lirë nga Manchester United gjatë afatit kalimtar të verës, pasi kontrata e tij skadon më 30 qershor.

“SportMediaset” ka raportuar këtë të hënë se Juventusi është i përfshirë fortë në garën për të nënshkruar me Pogban.

Por, klubi italian do të përballet me një konkurrencë të fortë pasi edhe Real Madridi e Paris Saint-Germaini thuhet se kanë shprehur interesim për 29-vjeçarin.

Pogba kaloi katër vite jashtëzakonisht pozitive te “Zonja e Vjetër” dhe kjo mendohet mund të ndikojë në vendimin e tij për një rikthim të mundshëm në Torino. 


(Kosova Sot Online)