Ancelotti flet për të ardhmen e Asensios

  • 18 April 2022 - 20:19
Ancelotti flet për të ardhmen e Asensios

Carlo Ancelotti ka folur për të ardhmen e Marco Asensios, i cili është i lidhur me një largim nga “Santiago Bernabeu”.

Trajneri i Real Madridi tha se spanjolli është në bisedime me klubin, por se nuk e di saktë të ardhmen e tij

“Asensio ka cilësi të shkëlqyera. Nuk e di se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e tij, megjithëse ai është duke folur me klubin për kontratën”, tha ai për “Radio Rai”.

“Ai është gjithmonë duke e ndihmuar ekipin”, shtoi Ancelotti.

Kohëve të fundit është raportuar se Milani ka nisur bisedimet për transferimin e Asensios në “San Siro”.

26-vjeçari ka kontratë të vlefshme me Real Madridin deri më 30 qershor 2023. 

(Kosova Sot Online)