Mourinho takon edhe djalin e Maradonës:

  • A.P /
  • 18 April 2022 - 19:45
Mourinho takon edhe djalin e Maradonës:

Disa orë para se të niste ndeshja ndërmjet Napolit dhe Romës, Jose Mourinho shkoi të takonte djalin e Diego Maradonas, Diego Jr.

Ditën e djeshme (e diel), trajneri portugez vizitoi muralin e legjendës në lagjen Quartieri Spagnoli të qytetit të Napolit për të nderuar ikonën argjentinase, ndërsa gjatë ditës së sotme (e hënë) i bëri një vizitë të veçantë djalit të tij.

Ndeshja ndërmjet Napolit dhe Romës zhvillohet në Stadio Diego Armando Maradona dhe është shumë e rëndësishme për të dyja skuadrat – njëra garon për titull, tjetra për një vend në Ligën e Kampionëve.

“E përqafuam njëri-tjetrin dhe u emocionuam teksa kujtonim babanë… Jose Mourinho, je një mik i vërtetë dhe besnik i Diegos edhe pas Maradonas, mik në të mirë e në të keq!”.

 “Të dua po aq sa ti e deshe babanë”, ka shkruar djali i legjendës në përshkrimin e fotografisë.

Për kujtesë, Napoli po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Romës, falë golit të shënuar nga Insinje në minutën e 11-të nga pika e bardhë e penalltisë.


(Kosova Sot Online)