Klubet e mëdha evropiane pas Bernardo Silvas

  • A.P /
  • 18 April 2022 - 19:58
Klubet e mëdha evropiane pas Bernardo Silvas

Barcelona, Paris Saint-Germaini dhe Juventusi raportohet se kanë shprehur interesim për Bernardo Silvan.

Sipas “Fichajes”, të tri klubet janë duke monitoruar situatën e portugezit te kampioni në fuqi i Anglisë.

Barcelona thuhet se do të bëj një ofertë për portugezin gjatë afatit kalimtar të verës, të cilin e shohin si zëvendësues ideal të Ousmane Dembeles.

Kurse, PSG-ja po e mendon gjithashtu transferimin e Silvas, pasi e ardhmja e Neymarit dhe Mbappes nuk është e sigurt.

Në anën tjetër, Juventusi thuhet se do tentojë transferimin e 27-vjeçarit, pasi e shohin si zëvendësues të Paulo Dybalas.

Mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e Bernardo Silvas, i cili ka kontratë të vlefshme me Manchester Cityn deri më 30 qershor 2025. 


(Kosova Sot Online)