PSG-ja i qet në shitje lojtarët

  • A.P /
  • 19 April 2022 - 15:46
PSG-ja i qet në shitje lojtarët

Paris Saint-Germaini po planifikon të bëjë ndryshime në ekip gjatë verës që vjen.

Përpos Kylian Mbappes, janë edhe disa lojtarë që mund t’i bëjnë valixhet gati për t‘u larguar nga “Parku i Princave”.

Por, për dallim nga sulmuesi francez, i cili dëshiron të largohet vetë, të tjerët do të largohen “me zor”

Bëhet fjalë për lojtarët si Mauro Icardi e Leandro Paredes, për të cilët gjiganti francez po kërkon blerës, shkruan “Hadrien Grenier”.

Asnjëri prej lojtarëve në fjalë nuk bëjnë pjesë në planet e trajnerit Mauricio Pochettino për sezonin e ardhshëm.

Prandaj, të dy duhet ta gjejnë një klub të ri.

Icardi ka oferta nga klubet italiane dhe mund të rikthehet në Serie A.

Gjithashtu, edhe kontrata e Angel Di Marias do të skadojë më 30 qershor dhe, edhe ai mund të largohet nga Parisi, nëse nuk e vazhdon kontratën. 

(Kosova Sot Online)