Steph Curry i mahnitshëm, dhuron spektakël me dy topa

  • S.A /
  • 21 April 2022 - 09:54
Steph Curry i mahnitshëm, dhuron spektakël me dy topa

Stephen Curry njihet për saktësinë e tij të jashtëzakonshme në gjuajtjet nga distanca.Ai ka hyrë në histori për precizitetin që e ka në gjuajtjet për tri pikë.Por, basketbollisti i Golden State Warriors së fundmi e ka shfaqur një tjetër talent.

Ai shihet duke bërë ekzibicione .Më saktësisht, Curry i mban dy topa në duart e tij dhe me ta “bën magji”, duke bërë “trika” të ndryshëm, me ç’rast i kënaqi të pranishmit në palestër, të cilët e duartrokitën për këto ekzibicione. Curry është mjaft i dashur për publikun dhe konsiderohet si njëri prej basketbollistëve më të mirë në histori. 

(Kosova Sot Online )