Mourinho injoron konferencën për media

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 15:20
Mourinho injoron konferencën për media

Trajneri i Romës, José Mourinho nuk do të mbajë një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër ish-klubit të tij Inter.

“The special One” do të takohet me Nerazzurrët në San Siro për herë të dytë këtë sezon. Ndeshja e parë në Coppa Italia në shkurt përfundoi me një fitore 2-0 për djemtë e Simone Inzaghit, por ishte një Roma shumë ndryshe në atë kohë.

Mourinho nuk kishte folur për mediat as përpara dy takimeve të para të sezonit kundër Interit: i pari në dhjetor 2021 (në Serinë A) në Stadio Olimpico dhe i dyti në Coppa Italia.

Sipas Il Corriere dello Sport, trajneri portugez donte të shmangte pyetjet për gjyqtarët, të cilët ai i kritikoi pas ndeshjes së Romës në udhëtim ndaj Napolit të hënën.

Emërimi i Simone Sozza-s për ndeshjen e nesërme me Interin gjithashtu ka tërhequr interes dhe ka shkaktuar polemika dhe Mourinho nuk ka dashur të komentojë për këtë. Ai do të takohet me gazetarët pas ndeshjes nesër.

Roma është pesë pikë prapa Juventusit të vendit të katërt me pesë ndeshje të mbetura, por është e pamposhtur në 12 ndeshje në Serie A, seria më e gjatë në elitën e futbollit italian aktualisht. 

(Kosova Sot Online)