Conte flet me superlativa për Eriksen

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 16:25
Conte flet me superlativa për Eriksen

Tottenham i Antonio Conte do të përballet me Brentford e Cristian Eriksen në ndeshjen e vlefshme për Premier League.

Conte dhe Eriksen kanë bashkëpunuar së bashku kur tekniku i “Spursave” ishte ne drejtim të Interit, ku u shpallën dhe kampionë së bashku, por këtë fundjavë ata do të vihen përballë njëri-tjetrit për herë të parë pas situatës kautike që ndodhi me lojtarin danez në kampionatin Europian 2020.

“Së pari jam shumë i lumtur që e shoh në fushë, pasi ajo që pamë në TV në qershor ishte e tmerrshme. Sapo mbërriti në Angli munda ta takoj. Kemi vuajtur shumë për të dhe familjen e tij.

Kam biseduar me Christian dhe realisht nuk kemi përballë vetëm një lojtar të madh, por edhe një njeri të madh të cilit i uroj së bashku me familjen më të mirë për të tashmen dhe të ardhmen.

Do jetë një kënaqësi ta sfidojmë dhe në të njëjtën kohë do të jetë e pabesueshme, pasi jo shumë herë kthehesh të luash futboll pas asaj që i ka ndodhur. Duke e parë të luaj futboll lumturohem, pasi e di që futbolli është jeta”, përfundoi Conte.

Shtëpi e ëmbla shtëpi. Gio dhe vajza jonë më në fund janë bashkë me ne. Duam t'i falënderojmë të gjithë për fjalët dhe gjestet e bukura. Mbështetja juaj është shumë e rëndësishme dhe të gjithë ndjejmë dashurinë dhe respektin që keni për familjen tonë. Tani është koha për të qenë mirënjohës për jetën që sapo kemi mirëpritur në këtë botë.


(Kosova Sot Online)