Bakayoko i sjellë probleme Milanit

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 16:54
Bakayoko i sjellë probleme Milanit

Milani raportohet se nuk e dëshiron blerjen përfundimtare të Tiemoue Bakayokos.

Mesfushori francez është i huazuar te “Rossonerët” nga Chelsea. Marrëveshje është e vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Por, lideri momental i Serie A thuhet se po mendon ta përfundojë para kohe këtë marrëveshje, sipas “Calciomercato”.

Megjithatë, kjo shihet si problem për t’u arritur pasi sipas kontratës, Milani është i detyruar ta mbajë 27-vjeçarin në skuadër edhe për sezonin e ardhshëm.

Gjithashtu, në marrëveshjen e huazimit është i përfshirë edhe opsioni që e obligon klubin italian ta blejë Bakayokon në verën e vitit të ardhshëm. 

(Kosova Sot Online)