Rice edhe më afër largimit nga West Hami

  • A.P /
  • 22 April 2022 - 17:51
Rice edhe më afër largimit nga West Hami

Declan Rice ka refuzuar sërish për të nënshkruar kontratë të re me West Ham Unitedin.

Fabrizio Romano ka bërë të ditur se mesfushori anglez e ka refuzuar edhe ofertën e tretë të “Çekanëve”

Derisa ende nuk ka marrëveshje për rinovim, tani Rice thuhet se është i hapur për t’u larguar nga skuadra londineze.

Në anën tjetër West Hami thuhet se e konsideron lojtarin si të paprekshëm, por 23-vjeçari nuk dëshiron të rinovojë kontratën.


Reprezentuesi anglez me West Hamin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2024.

Manchester United besohet se është klubi më i interesuar për transferimin e Declan Rice, i cili në tregun e transferimeve vlerësohet me 75 milionë euro.

(Kosova Sot Online)