
Rashford ndërron mendje

Arritja e marrëveshjes mes Manchester Unitedit dhe Erik ten Hag, duket se i ka ndryshuar mendjen Marcus Rashfordit.
Sulmuesi anglez tani thuhet se e dëshiron qëndrimin në “Old Trafford”
Sipas “Daily Star”, Rashford i ka informuar krerët e klubit se dëshiron që të jetë pjesë e së ardhmes, nën urdhërat e trajnerit holandez, Erik ten Hag, i cili do ta marrë drejtimin e skuadrës nga sezoni i ardhshëm.
24-vjeçari tani thuhet se po pret që të fillojë negociatat me “Djajtë e Kuq” për rinovim të kontratës.
Kontrata aktuale e Rashfordit skadon më 30 qershor 2023.
(Kosova Sot Online)