Dy ndeshje interesante në Superligë

  • A.P /
  • 24 April 2022 - 11:45
Dy ndeshje interesante në Superligë

Sot do të vazhdojë xhiroja e 30-të e Superligës së Kosovës në futboll

Me fillim nga ora 13:30, Dukagjini do ta presë Gjilanin në Klinë.

Dukagjini gjendet në vendin e tetë me 33 pikë, dy larg Drenicës, kurse Gjilani është i treti me 55 pikë, aq sa ka edhe Drita me një ndeshje më shumë në vendin e dytë.

Ndeshja tjetër nis nga ora 14:00 dhe takohen Prishtina dhe Drenica. Prishtinasit janë momentalisht në vendin e pestë me 38 pikë, kurse Drenica në të shtatin me 35 pikë të tubuara.

Fitorja është e rëndësishme për të dy ekipet për të rritur gjasat për mbijetesë.


(Kosova Sot Online)