Dybala bëhet synim i klubeve të mëdha evropiane

  • A.P /
  • 25 April 2022 - 16:22
Dybala bëhet synim i klubeve të mëdha evropiane

Paulo Dybala tashmë dihet se do të largohet nga Juventusi në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi argjentinas nuk ka arritur marrëveshje me klubin torinez për vazhdimin e kontratës.

Ai është duke i kaluar muajt e fundit të kontratës dhe qysh tash mund ta zgjedh klubin e ri.

Portali spanjoll “Fichajes” raporton se në garë për ish-futbollistin e Palermos është futur Roma.

Argjentinasi gjithashtu pëlqehet nga Interi në Itali dhe nga Atletico Madridi në Spanjë.

Ndërkohë, lojtarin do të mundohet ta transferojë edhe Jose Mourinho në Romë.

Dybala i ka zhvilluar 33 ndeshje këtë sezon deri tash me “Bianconeri” duke i realizuar 13 gola dhe duke i bërë 6 asistime.

Pas largimit të Cristiano Ronaldos pritej që ai do ta merrte në dorë ekipin torinez, por nuk bindi me pozitën e liderit që iu dha.

(Kosova Sot Online)