Orari evropian i Gjilanit, Dritës dhe Llapit

  • 06 May 2022 - 14:13
Orari evropian i Gjilanit, Dritës dhe Llapit

Gjilani, Drita dhe Llapi do të jenë tri ekipet që do ta përfaqësojnë Kosovën në garën e Conference League në edicionin e ardhshëm. Ballkani, si kampion i Kosovës në futboll do të garojë në rrethin e parë kualifikues për garën më prestigjioze evropiane, Champions League. Ndërkohë, Gjilani, Drita dhe Llapi do të kenë punë në kualifikimet për Conference League.

Shorti për rrethin e parë kualifikues në Conference League do të tërhiqet më 14 qershor.

Ndeshjet e para luhen më 7 korrik, kurse ato të kthimit një javë më vonë, më 14 korrik.

Edhe pse sezoni 2021/22 në Superligë nuk ka përfunduar, tani veçse dihen ekipet që do të marrin pjesë në garat e UEFA-s. Llapit i duhet edhe një pikë nga tri ndeshjet e fundit, ose të mos humbasë në ndeshjen ndaj Prishtinës. Nëse asnjëra s’kryen punë, Llapi mund të shkojë si fitues i Kupës së Kosovës, ku në finale takohet me Dritën. 

(Kosova Sot Online )