Pasojat e krimit dhe të korrupsionit, do të lënë vragë edhe në vitet që janë para nesh

Pasojat e krimit dhe të korrupsionit, do të lënë vragë edhe në vitet që janë para nesh
Pasojat e krimit dhe të korrupsionit, do të lënë vragë edhe në vitet që janë para nesh

Skender Mulliqi

  • 06 May 2022 - 12:33

Shkruan: ANALISTI - Skënder Mulliqi

Është për të na ardhur keq së kjo shoqëri nuk arriti të bëhet ashtu siç e kemi menduar, dhe ashtu siç edhe i kemi porositë nga e kaluara jonë fisnike dhe bujare. Pasojat e krimit dhe të korrupsionit , do të lënë vragë edhe në vitet që janë para nesh. Mos të çuditemi që një ditë nuk do të kemi mundësi që shoqërinë ta ngrisim mirë në këmbët e veta. Do të jetë vonë kur e kuptojmë së nuk punuam mirë dhe ndershmërisht për pasardhësit tanë, nuk punuam mirë për shtet dhe për komb.

-Në kontestin shoqëror dhe politike kur dukuritë negative arrijë të depërtojnë edhe në jetën e partive politike ,është e qartë së kjo është brengosëse . Vetë fakti se partitë politike në një mënyrë apo tjetër koketojnë më strukturat e caktuara mafioze, të njeriu i thjeshtë krijohet vetëdije së këta megjithatë nuk janë shumë të këqij , siç duken! Kosova për shumë vite “bashkëjetojë” më krimin dhe korrupsionin , dhe kjo na solli në gjendje të keqe politike dhe ekonomike , na solli varfërinë dhe izolimin nga bota demokratike.

Lufta për pushtet dhe lufta për pasurime të paligjshme, seriozisht e kanë rrezikuar edhe tradicionalen tonë morale, postulate këto të trashëguara nga prindërit tanë, të cilët kanë qenë të një zërit - sa më larg kriminalitetit në jetë dhe në politikë. Është për të na ardhur keq së kjo shoqëri nuk arriti të bëhet ashtu siç e kemi menduar, dhe ashtu siç edhe i kemi porositë nga e kaluara jonë fisnike dhe bujare. Pasojat e krimit dhe te korrupsionit , do të lënë vragë edhe në vitet që janë para nesh. Mos të çuditemi që një ditë nuk do të kemi mundësi që shoqërinë ta ngrisim mirë në këmbët e veta. Do të jetë vonë kur e kuptojmë së nuk punuam mirë dhe ndershmërisht për pasardhësit tanë, nuk punuam mirë për shtet dhe për komb. Nuk duhet harruar së nuk ka çmim që e paguan lirinë dhe pavarësinë tonë të fituar më shumë sakrifica. Linja për të punuar mirë është linjë një kahesh .Për vendin ku kemi lindur dhe ku kemi jetuar gjithashtu nuk ka çmim që e paguan. Të gjithë e dimë së mafiozitet altruist gjithmonë ka! Po ku jemi ne se?!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".