Sterling bëhet objektiv i klubit të Premierligës

  • S.A /
  • 09 May 2022 - 10:53
Sterling bëhet objektiv i klubit të Premierligës

Raheem Sterling pritet të largohet nga Manchester City në fund të këtij sezoni.

Futbollisti anglez nuk është më i rëndësishëm për kampionin aktual të Premierligës si dikur.

Prandaj, trajneri Pep Guardiola mund t’ia japë atij lejen për t’u larguar nga “Etihad Stadium”.

Dhe, mediumi “TeleFootball” shkruan se interesim për përfaqësuesin anglez ka shprehur Arsenali.

Sterling ka kontratë me “Citizens” deri në vitin 2023 dhe lideri i Premierligës nuk duket të jetë i interesuar për t’ia vazhduar atë.

Për të mos e humbur pa para në verën e vitit tjetër, City mund të vendos ta shesë futbollistin ofanziv qysh këtë verë.

Mbetet të shihet nëse 27 vjeçari do të pranojë të transferohet në “Emirates Stadium” apo do ta presë ndonjë klub më të madh evropian.

Sterling ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Angli gjatë viteve të fundit, duke e ndihmuar Cityn që t’i arrijë sukseset në Premierligë dhe në garat tjera vendore. 

(Kosova Sot Online )