
Lexoni edhe:
“Bad News Eagles” nga Kosova do të përballen sot me ekipin me legjenda nga Brazili
Një ngjarje aspak e zakontë vjen nga Franca. Lyoni kishte vendosur ta përjashtonte vitin e kaluar lojtarin e tij, Marcelo. Dhe, arsyeja është e padëgjuar ndonjëherë. Ajo është zbuluar vetëm sot nga mediat franceze. Qendërmbrojtësi në fakt akuzohet se lëshonte gazra në dhomën e zhveshjes dhe se qeshte me shokët e skuadrës për këtë veprim. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “L’Equipe”.
“Bad News Eagles” nga Kosova do të përballen sot me ekipin me legjenda nga BraziliLexoni edhe:
Drejtori i klubit, Juninho, bashkëkombës i tij, nuk e kishte pëlqyer këtë veprim dhe e kishte shfrytëzuar mundësinë që t’ia kujtojë atij paraqitjen e zbehtë në fushën e blertë ndaj Angers për ta përjashtuar atë nga ekipi. E pas disa muajsh ai ishte përjashtuar edhe krejt nga klubi.
Marcelo më pas, në janar të këtij viti i ishte bashkuar ekipit tjetër francez, Bordeaux.
(Kosova Sot Online )