“Bad News Eagles” nga Kosova do të përballen sot me ekipin me legjenda nga Brazili

  • S.A /
  • 10 May 2022 - 09:53
“Bad News Eagles” nga Kosova do të përballen sot me ekipin me legjenda nga Brazili

Ditën e djeshme, ekipi kosovar “Bad News Eagles” ka nisur rrugëtimin në turneun më të madh të CS:GO, PGL Antwerp Major 2022. Ata arritën që të fitonin ndeshjen e parë kundër ekipit turk “Eternal Fire”, teksa në ndeshjen e dytë pësuan humbje nga ekipi rus “forZe”.

Ndërsa, sot “Bad News Eagles” do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër ekipit brazilian “Imperial” me fillim nga ora 12:00.

Theksojmë se pjesë e ekipit brazilian janë legjendat: FalleN, fer dhe fnx të cilët ishin fitues të dy turneve Major.

Po ashtu, “BNE” ka edhe dy mundësi tjera për t’u kualifikuar në fazën tjetër të këtij turneu, i cili po zhvillohet në qytetin Antwerp të Belgjikës.

(Kosova Sot Online )