Trepça e kërkon fitoren e dytë, Peja atë të barazimit

  • A.P /
  • 12 May 2022 - 15:25
Trepça e kërkon fitoren e dytë, Peja atë të barazimit

Trepça dhe Peja do ta zhvillojnë sonte duelin e dytë gjysmëfinal të “play-offit” të Superligës së basketbollit.

Mitrovicasit e kanë fituar duelin e parë, 75:68, ndërsa sonte e synojnë fitoren e dytë, e cila do t’i afronte ata me finalen e madhe.

“Xehetarët” llogarisin në mbështetjen e madhe të tifozëve në palestrën e sporteve “Minatori”, ndërsa interesimi i mitrovicasve për ta përcjellë këtë ndeshje është mjaft i madh, siç njoftoi sot gjatë ditës

Nga ana tjetër, pejanët kanë shkuar në Mitrovicë të motivuar për ta barazuar serinë e ndeshjeve dhe për ta kërkuar më pas finalen, në mënyrë që ta përsërisin suksesin që e patën në Ligën Unike.

Pra, sonte na pret një spektakël i basketbollit, i cili do të nisë në orën 20:30.

Siç dihet, ekipi që i shënon tri fitore kualifikohet në finale.

Në duelin tjetër, Golden Eagle Ylli ka avantazh prej 2-0 në serinë gjysmëfinale ndaj Sigal Prishtinës. 

(Kosova Sot Online)