Si funksionon “Legends Stage” dhe çfarë vjen pas tij?

  • S.A /
  • 13 May 2022 - 09:03
Si funksionon “Legends Stage” dhe çfarë vjen pas tij?

Ekipi kosovar, Bad News Eagles dje arriti të kualifikohej në fazën “Legends Stage” të turneut më të madh në botë në lojën elektronike, CS:GO. Ata mposhtën 2:1 me rezultat të përgjithshëm ekipin nga Brazili, MIPR, duke u kualifikuar tutje me tri fitore dhe dy humbje. Tani, BNE që nga nesër do të nisin garimin në “Legends Stage”, ku garojnë 16 ekipet më të mira në botë. Garimi edhe aty do të jetë i njëjtë si në “Challengers Stage”. Një ekipi për kualifikim në playoff apo “Champions Stage” u duhet të bëjnë tri fitore nga pesë ndeshje maksimumi.

Nëse arrijnë tri fitore, atëherë kalojnë në “Champions Stage”, në çerekfinale, ku luhet me eliminim direkt.

Bad News Eagles ndeshjen e parë në “Legends Stage e zhvillojnë nesër ndaj ekipit danez, Copenhagen Flames me fillim nga ora 12:00. Copenhagen Flames janë në vendin e 14-të në botë, kurse Bad News Eagles në vendin e 26-të. 

(Kosova Sot Online )