Liverpooli mposht Southamptonin

  • A.P /
  • 17 May 2022 - 22:49
Liverpooli mposht Southamptonin

Liverpooli ka shënuar fitore me përmbysje ndaj Southamptonit, derisa skuadra kampione do të vendoset në xhiron e fundit.

Në xhiron e 37-të dhe të parafundit në Premier Ligë, skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shënoi fitore 1:2

Nathan Redmond (13’) kaloi fillimisht vendasit në epërsi, teksa Takumi Minamino (27’) dhe Joel Matip (67’) shënuan golat e fitores për “Të Kuqtë”.

Liverpooli me 89 pikë renditet i dyti në tabelë, me një pikë më pak se Manchester City, që është lider në kampionatin anglez.

Kësisoj, se cila skuadër do të fitojë titullin e kampionit në këtë sezon do të mësohet në javën e ardhshme.

Manchester City e pret Aston Villan, teksa Liverpooli luan me Wolvesin në shtëpi gjithashtu.

Southamptoni me 40 pikë ndodhet në pozitën e 15-të. 


(Kosova Sot Online)