Gjiganti anglez ia mësyn përsëri Dembeles

  • A.P /
  • 18 May 2022 - 16:10
Gjiganti anglez ia mësyn përsëri Dembeles

Ousmane Dembele nuk e ka vazhduar ende kontratën me Barcelonën.

Futbollistit francez do t’i skadojë kontrata me gjigantin katalunas muajin e ardhshëm dhe palët nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për vazhdimin e bashkëpunimit.

Sulmuesi anësor pritej të largohej nga “Camp Nou’ gjatë janarit, por një gjë e tillë nuk ndodhi,

Ai më pas e riktheu formën ideale dhe “Blaugrana” dëshirojnë ta mbajnë në ekip, duke shpresuar që ai ta vazhdojë kontratën.

Megjithatë, kërkesat e ish-futbollistit të Borussia Dortmundit janë të larta dhe të papërballueshme për klubin spanjoll.

Për këtë arsye, Dembele mund të largohet nga Katalunia.

Sipas mediumit “90Min”, përfaqësuesi francez mund të përfundojë në Chelsea.

“Blues” e kanë rikthyer interesimin për 25 vjeçarin, i cili është objektiv i moçëm i kampionit aktual evropian.

Megjithatë, Të Kaltrit duhet ta presin kompletimin e shitjes së klubit nga ana e pronarit Roman Abramovich, për ta bërë më pas hapin e radhës për Dembelen.

(Kosova Sot Online)