Modric për të ardhmen: Madridi është shtëpia ime
Luka Modric dëshiron ta mbyllë karrierën te Real Madrid.
Kështu u shpreh mesfushori kroat gjatë një eventi ku u shpërblye nga MARCA me çminim “Leyenda”: “Kam besim. Siç e kam thënë disa herë, Real Madridi është shtëpia ime, jam shumë i lumtur në klubin e këtij qyteti.
Ndihem i vlerësuar nga fansat. Edhe familja ime është shumë e lumtur. Shpresoj të vazhdoj edhe për vite të tjera dhe shpresoj të përfundoj karrierën time këtu".
Modric është në fundin e kontratës me Realin (2022), por sipas gjasave do të rinovojë me klubin Mbretëror.
(Kosova Sot Online)
