Trepça e deklason Pejën dhe kualifikohet në finale

  • A.P /
  • 19 May 2022 - 22:35
Trepça e deklason Pejën dhe kualifikohet në finale

Trepça ka shënuar fitoren e tretë ndaj Pejës dhe kështu e ka siguruar finalen e play-offit.

Mitrovicasit triumfuan në “Karagaçi” të Pejës me rezultat 81:76, duke e çuar në 3:1 serinë e gjysmëfinaleve dhe duke e siguruar finalen e play-offit ndaj Yllit.

Prej fillimit e deri në fund, Trepça administroi ndeshjen duke qenë vazhdimisht në epërsi.

Peja nuk arriti asnjëherë ta ngushtonte epërsinë e Trepçës, ndërsa mitrovicasit ishin vazhdimisht në epërsi dyshifrore ndaj pejanëve.

Në fund të çerekut të katërt, Peja arriti të ngushtonte epërsinë dukshëm, por ishte e pamjaftueshme.

Ndeshja e zhvilluar në “Karagaçi” të Pejës ishte pjesërisht e mbushur me tifozë, për shkak të dënimit për ndeshjen e tretë, të zhvilluar ditë më parë. 

(Kosova Sot Online)