Tifozët nga Kosova e marrin rrugën drejt Tiranës për finalen e sontme të Conference Leagues

  • S.A /
  • 25 May 2022 - 11:09
Tifozët nga Kosova e marrin rrugën drejt Tiranës për finalen e sontme të Conference Leagues

Dhjetëra tifozë nga Holanda, Roma e Kosova po kalojnë nga kufiri i Morinës për të ndjekur finalen e sontme mes Romës dhe Feyenoord në Tiranë. Ata kanë udhëtuar qindra kilometra për ekipin e tyre të zemrës duke sjellë një atmosferë edhe në kufi.

Po në Morinë nuk mungojnë as tifozët e skuadrës italiane të Romës, këta janë shqiptarët e Kosovës që po dynden drejt kryeqytetit shqiptar.

Sipas të dhënave të marra në P.K.K Morin gjatë orëve të para të ditës së sotme kanë hyrë në territorin shqiptar nga Morina 5094 shtetas të huaj me 2410 automjete, krahasuar me ditët e tjera numri është dyfishuar. 

(Kosova Sot Online )