
Lexoni edhe:
Kusht për hapjen e derës në Evropën e Bashkuar lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar
Zinedine Zidane e ka marrë vendimin final për të ardhmen e tij. Trajneri francez nuk do t’i bashkohet Paris Saint-Germainit. Edhe pse ishte zgjedhja e parë e Emirit të Katarit, “Zizou” i ka dhënë përgjigje negative kampionit aktual francez. Lajmin e ka bërë të ditur mediumi francez “Telefoot”. Zidane është i papunë që kur u nda me Real Madridin, me të cilin e fitoi trofeun e Champions League tri herë radhazi, gjë të cilën nuk e kishte arritur askush më parë.
E kur pritej që ai do ta zëvendësojë Mauricio Pochettinon në “Parkun e Princave”, thuhet se Zidanen nuk e ka bindur mjaftueshëm projekti i PSG-së, prandaj edhe e ka refuzuar ofertën. Me këtë rast, klubin francez mund të udhëheqë ëshë një vit trajneri aktual.
(Kosova Sot Online )