Kusht për hapjen e derës në Evropën e Bashkuar lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar

Kusht për hapjen e derës në Evropën e Bashkuar lufta pa kompromis kundër krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 30 May 2022 - 07:49

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Është me peshë dhe me interes të goditjes në kokë të krimit të organizuar, thellimi i hetimeve të përfshirjes së strukturave të instaluara ndër vite edhe Doganat e Kosovës, institucion në të cilin aq shumë është investuar për ta ndërtuar, e tash duhet të luftojmë për ta pastruar dhe profesionalizuar e pavarësuar nga grupet kriminale të interesit të cilat e kanë shfrytëzuar për të abuzuar dhe pasuruar duke në dëm të shtetit. Prioritet dhe detyrë e kësaj qeverie është ti ndërmerr të gjitha masat e spastrimit të krimit në të gjitha institucionet si dhe organizatat punonjëse të Kosovës, që BE të bindet se Kosova po spastrohet nga krimet, si kusht për t’iu hapur dyert Kosovës drejt BE-së.

-Krimi që e ka kapluar Kosovën është një situatë e vështirë për Kosovën, sepse pa spastrimin e krimit në përgjithësi edhe BE s’po ia hap dyert Kosovës drejtë Evropës, e as nuk po na e miratojnë liberalizimin e vizave, prandaj kjo qeveri duhet gjithsesi ti luftoj të gjitha krimet për ti arritur ato qëllime drejtë BE-së, prandaj lajmi që u lansua nga Dogana e Kosovës për largimin nga puna të 9 zyrtarëve të këtij institucioni për korrupsion dhe abuzim të detyrës zyrtare, është nja fakt që flet për instalimin me dekada në këtë institucion me peshë të rrjetit kriminal, nga i cili kanë përfituar me vite të tëra grupe të mafio-oligarkëve të lidhur me politikën e financuar nga nëntoka e krimit të organizuar. Edhe pse nuk zbulohen shumë detaje, në informatën zyrtare që është publikuar nga Dogana e Kosovës thuhet se Dogana e Kosovës ka marr vendim për largim nga puna të nëntë zyrtarëve doganor, ndaj të cilëve është në vijim procesi gjyqësor penal.

Sipas informatës zyrtare, thuhet se bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disciplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë suspenduar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës. “Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirësjelljes”, thuhet në njoftimin nga Dogana e Kosovës. Tutje në këtë njoftim theksohet se lufta kundër veprimeve të paligjshme, do të jetë objekt i angazhimit edhe në të ardhmen dhe veprimet e paligjshme që janë evidentuar në periudhën e kaluar do të hetohen dhe do të ndiqen e ndëshkohen sepse Dogana e Kosovës, si institucion me peshë për shtetin, dhe është e përkushtuar në shërbim të interesit publik dhe të gjithë zyrtarët doganor duhet me përgjegjësinë më të lartë të përmbushin detyrat dhe misionin e Doganës së Kosovës, që i shërben mbrojtjes së qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës.

Po ashtu në zbulimin e këtij lajmi thuhet se nuk ka vend për shqetësim nga veprimet e ngjashme sepse në kuadër të stafit të Doganës së Kosovës ka vlera shumë të larta profesionale dhe me integritet, të cilat po bëjnë të mundur që me efikasitet të dalluar të luftohen dukuritë që dëmtojnë besimin dhe efikasitetin e organizatës, andaj kërkojmë nga publiku që të bashkëpunojnë me Doganën e Kosovës duke siguruar informata dhe dëshmi që adresojnë kontrabandën dhe korrupsionin. Për të evituar veprimet e ngjashme korruptive, për të cilat nuk zbulohen detaje, thuhet se Dogana e Kosovës ka lansuar aplikacionin për pajisje të mençura e quajtur Dogana, zgjidhje kjo e cila paraqet një platformë të sigurt dhe të avancuar të komunikimit edhe me qytetarët dhe palët e interesuara që hetojnë sjellje abuzive, prandaj Dogana e Kosovës mirëpret bashkëpunimin me publikun për të mundësuar mbrojtjen e qytetarëve dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës.

Është me peshë dhe me interes të goditjes në kokë të krimit të organizuar, thellimi i hetimeve të përfshirjes së strukturave të instaluara ndër vite edhe Doganat e Kosovës, institucion në të cilin aq shumë është investuar për ta ndërtuar, e tash duhet të luftojmë për ta pastruar dhe profesionalizuar e pavarësuar nga grupet kriminale të interesit të cilat e kanë shfrytëzuar për të abuzuar dhe pasuruar duke në dëm të shtetit. Prioritet dhe detyrë e kësaj qeverie është ti ndërmerr të gjitha masat e spastrimit të krimit në të gjitha institucionet si dhe organizatat punonjëse të Kosovës, që BE të bindet se Kosova po spastrohet nga krimet, si kusht për t’iu hapur dyert Kosovës drejt BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".