Pique dhe Shakira e konfirmojnë ndarjen

  • G.G /
  • 04 June 2022 - 14:08
Pique dhe Shakira e konfirmojnë ndarjen

Pique dhe Shakira tashmë përfundimisht i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Përmes një njoftimi, ata e konfirmuan ndarjen dhe kërkuan ta respektojnë privatësinë e tyre.

“Na vjen keq që konfirmojmë se po ndahemi. Për mirëqenien e fëmijëve tanë, që është prioriteti ynë kryesor, kërkojmë respekt për privatësinë tonë. Ju falënderoj për mirëkuptimin”, ishin fjalët e tyre.

Arsyeja e ndarjes së tyre është tradhtia që i ka bërë Pique Shakirës.

Me javë të tëra, dyshja nuk ka banuar së bashku. 

(Kosova Sot Online)