Arsenali kompleton transferimin e Marquinhos
Reprezentuesi i të rinjve të Brazilit, emri i plotë i të cilit është Marcus Vinicius Oliveira Alencar, është produkt i klubit të Sao Paolos
Ai debutoi me ekipin si 18-vjeçar në korrikun e vitit të kaluar. Marquinhos bëri 33 paraqitje në total.
Klubi i Arsenalit njoftoi se 19-vjeçari ka nënshkruar kontratë afatgjate, teksa ai në javët e ardhshme do të udhëtojë për në Londër për t’u bashkuar me pjesën tjetër të skuadrës.
(Kosova Sot Online)
