Barça – Gavi kontrata e re është gati

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 14:49
Barça – Gavi kontrata e re është gati

Barcelona është shumë afër t’i sigurojë shërbimet e super-talentit Gavi për një periudhë afatgjate.

Mesfushori spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën, por duket se palët janë afër arritjes së marrëveshjes së re.

17 vjeçari pëlqehet nga klubet angleze si Manchester City dhe Liverpooli

Por, “Blaugrana” nuk e kanë ndërmend të heqin dorë nga përfaqësuesi i ri spanjoll.

Sipas mediumit spanjoll “Mundo Deportivo”, palët janë afër ta gjejnë gjuhën e përbashkët në atë mënyrë që Gavi ta vazhdojë kontratën afatgjate me katalunasit.

Edhe vetë lojtari do të ishte mjaft i kënaqur nëse qëndron në “Camp Nou”, ku e sheh të ardhmen e tij.

Megjithatë, oferta e Barçës nuk përputhej me kërkesat e lojtarit, por që duket se klubi spanjoll e ka përmirësuar ofertën për lojtarin e akademisë së tij. 


(Kosova Sot Online)