Jesus në bisedime të avancuara me Arsenalin

  • A.P /
  • 16 June 2022 - 20:54
Jesus në bisedime të avancuara me Arsenalin

Sulmuesi brazilian, Gabriel Jesus raportohet se është në bisedime të avancuara me Arsenalin.

Sulmuesi i Manchester Cityt do të ketë edhe më pak minutazhë tani pas ardhjes së Erling Haaland dhe me shumë gjasa do të ndryshojë ambient gjatë afatit kalimtar veror.

Manchester City beson se “Topçinjtë” do të paguajnë 50 milionë për sulmuesin e tyre

(Kosova Sot Online)